Zaev i fal Tsiprasit gravatën e vet
Tribuna TV
17 Qershor 2018
Me një lëvizje simbolike të kryeministrit Zoran Zaev përfundoi ceremonia e Prespës për nënshkrimin e marrëveshjes midis Athinës dhe Shkupit.
Sapo u krye fotografia “familjare”, kryeministri fqinj hoqi gravatën e vet dhe ia ofroi kryeministrit grek.
Tsipras e mori gravatën dhe e vuri në xhep, mirëpo komisioneri për zgjerimin Johanes Hahn, e mori, e palosi me kujdes dhe e vuri si shami në xhepin e sipërm të xhaketës së Aleksis Tsipras-it.
Ndaje me miqte