0030 210 33 18 483

Zbardhet vrasja e Marios në Kavala. Policia “Ishte aksident”...

Tribuna TV 06 Dhjetor 2018

Një lojë e pakujdesshme i ka marrë jetën 18 vjeçarit shqiptar Mario Isa në Kavala.

Policia lokale e asistuar edhe prej ekspertëve që shkuan në qytetin verior nga Selaniku, shprehet totalisht e sigurt se vrasja ishte pasojë e një aksidenti. Ky përfundim ka dalë pas marrjes në pyetje të personit që ndodhej në momentin tragjik bashkë me Marion, një 18 vjeçar gjithashtu shqiptar, shok fëmijërie i viktimës.

Fillimisht u tha se se midis tyre ka pasur një zënkë, për shkaqe që nuk diheshin. U tha gjithashtu se i dyshuari për vrasjen, ka thënë se donte vetëm ta frikësonte, por pistoleta që mbante në dorë shkrepi aksidentalisht, duk e qëlluar për vdekjen Marion.

Ndërkaq, të dhëna të reja, të ofruara nga policia, mëtojnë se vrasja e Marios ka qenë krejtësisht aksidentale. Dy të rinjtë po shikonin për kuriozitet armën dhe ajo shkrepi, kanë thënë burimet e policisë.

Sipas gazetës së Kavalës “Proini”, policia ka përgënjeshtruar me këmbëngulje edhe hamendjet se vrasja ndodhi për pazare droge. Gjithmonë sipas policisë, shuma prej 150 eurosh që iu gjet në xhep viktimës, ishte thjesht një rastësi.

Ndërkaq, arma vrastare ende nuk është gjetur. Policia ka thënë se pistoleta kishte rënë në duart e të dyshuarit, nga një person tjetër i cili aktualisht ndodhet në paraburgim për vepra të tjera penale.

Gjithë ata që e kishin njohur Marion dhe familjen e tij thonë fjalët më të mira.

Ai kishte lindur në vitin 2000 dhe kishte ndjekur mësimet në gjimnazin e 2-të të Kavalas dhe pastaj Liceun Nr. 6. Babai i tij punon në ndërtim dhe të gjithë thonë se ishte një familje model dhe tërësisht e integruar.

Ndaje me miqte