0030 210 33 18 483

Zbardhet vrasja e shqiptarit në Korfuz. Vrasësi: “Më shau nga nëna”

Tribuna TV 03 Dhjetor 2018

Policia e Korfuzit thotë se ka zbardhur motivet e ngjarjes së të dielës së kaluar, kur një 63 vjeçar shqiptar u qëllua për vdekje nga një shtetas grek i moshës 44 vjeç, në vendin e quajtur Dragotina.

Sipas mediave greke që citojnë burime nga hetimet, disa ditë para krimit, vrasësi dhe viktima ishin zënë në kafenenë e fshatit për shkak të çështjes Katsifa.

Të dielën e kaluar, autori i vrasjes po lëvize me makinën e tij në rrugën Dragotino-Spartareon. Binte shi i rrëmbyeshëm dhe në një moment pa 63 vjeçarin nën anë të rrugës, që i nxorri dorën për të ndaluar. Duket nuk e kishte njohur drejtuesin e mjetit.

63 vjeçari, që ishte në gjendje dehjeje i tha: “Guxon të më bësh dhe autostop?!”...

Pasoi një zënkë e re në mes të rrugës. Në vazhdim, 44 vjeçari shkoi në shtëpinë e vet, mori një armë gjahu me tytë të prerë dhe e qëlloi dy herë viktimën, në qafë dhe në klavikul.

Trupi i pajetë i 63 vjeçarit, që gjithashtu banonte në Dragotina, u gjet të nesërmen në një kanal në anë të rrugës prej një banori të zonës. Më herët familja kishte denoncuar humbjen e të ndjerit.

Pas hetimesh intensive, policia ra në gjurmë të vrasësit, i cili e pranoi kryerjen e krimit dhe tha se e kishte hedhur armën në det. Por pas kërkimesh disaorëshe nga polumbarët nuk e gjet gjë.  Përfundimisht, arma u gjet në afërsi të vendit ku ndodhi vrasja.

Pasi pranoi autorësinë e vrasjes, 44 vjeçari tha se viktima, babai i tre fëmijve, e kishte sharë nga nëna. “Babai im punonte si detar dhe mungonte nga shtëpia, unë u rrita me nënën time. Nuk mundem të dëgjoj dikë që të ma shajë”, u tha policëve, në përpjekje për të shpjeguar rrethanat e krimit.

Ndaj 44 vjeçarit u dha masa e paraburgimit deri në zhvillimin e procesit gjyqësor.

Ndaje me miqte