0030 210 33 18 483

Zelensky kërkon anëtarësimin e Ukrainës në BE

ATSH 26 Shkurt 2022

KIEV, 26 shkurt /ATSH-DPA/ – Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka bërë thirrje që vendi i tij të pranohet në Bashkimin Evropian, e gjithë kjo nën dritën e pushtimit rus.

”Është një moment vendimtar për të mbyllur një herë e përgjithmonë diskutimin e gjatë dhe për të vendosur për anëtarësimin e Ukrainës në BE”, shkroi sot në Twitter presidenti ukrainas.

Zelensky tha se kishte diskutuar “ndihmë të mëtejshme efektive” si dhe “luftën heroike të ukrainasve për të ardhmen e tyre të lirë” me presidentin e Këshillit Evropian, Charles Michel.

Ukraina nuk është e listuar nga BE-ja si vend kandidat zyrtar ose kandidat potencial.

Në të kaluarën, ka pasur shqetësime se ndërmarrja e një hapi të tillë do të dëmtonte marrëdhëniet BE-Rusi.

Revolucioni i Ukrainës i vitit 2014 u ndez nga pothuajse tre muaj protesta në sheshin ”Maidan” të Kievit, kundër pezullimit të përgatitjeve për nënshkrimin e Marrëveshjes së Asocimit Ukrainë-Bashkimi Evropian.

Ajo përfundimisht rrëzoi ish-presidentin pro-rus Viktor Janukoviç.

Rusia më pas pushtoi Gadishullin e Krimesë dhe shpërtheu lufta në Ukrainën Lindore.

Ndaje me miqte