Zelensky: Kthimi i atletëve rusë në Lojërat Olimpike, lë të kuptohet se terrori është ‘i pranueshëm"??
ATSH
30 Janar 2023
BERLIN, 30 janar /ATSH-DPA/- Javën e kaluar, IOC konfirmoi se synonte të mbështeste sanksionet kundër zyrtarëve shtetërorë dhe qeveritarë rusë dhe bjellorusë, përpara Lojërave Olimpike të vitit të ardhshëm në Paris, por shtoi se do të shqyrtonte mundësinë që atletët nga të dy kombet të konkurronin sipas një flamuri neutral.
Pas deklaratës së IOC-se, Ukraina paralajmëroi se do të bojkotonte lojërat, nëse komiteti nuk e ndryshonte vendimin e tij.
Pasi ka konfirmuar tashmë kundërshtimin e tij ndaj planeve të IOC, Zelensky shkoi një hap më tej në fjalimin e tij të natës drejtuar popullit ukrainas të dielën.
“Përpjekjet e Komitetit Olimpik Ndërkombëtar për të rikthyer atletët rusë në Lojërat Olimpike janë një përpjekje për t’i thënë gjithë botës se terrori është disi i pranueshëm”, deklaroi dje në mbrëmje presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky.
“Rusia nuk mund të përdorë Olimpiadën apo ndonjë ngjarje tjetër sportive si propagandë për agresionin e saj apo shovinizmin e saj shtetëror, ” tha Zelensky.
Presidenti ukrainas e krahasoi vendimin e IOC-së me atë të viteve 1930, kur Gjermania naziste priti Lojërat Olimpike në 1936.
Zelensky gjithashtu konfirmoi se e ka diskutuar këtë çështje edhe me presidentin francez Emmanuel Macron.
Ndaje me miqte