Zelensky nënshkruan kërkesën për anëtarësimin e Ukrainës në BE
ATSH
28 Shkurt 2022
KIEV, 28 shkurt /ATSH-UKRINFORM/- Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky nënshkroi një kërkesë për anëtarësimin e Ukrainës në Bashkimin Evropian, njoftoi sot sekretari i shtypit i presidentit të Ukrainës, Serhiy Nikiforov.
“Dokument historik. Kërkesa për anëtarësim në Bashkimin Evropian, u nënshkrua nga presidenti i Ukrainës në Kiev më 28 shkurt 2022″, tha ai.
Nikiforov publikoi edhe një foto të aplikacionit. Në dokument thuhet: “Me këtë letër, Ukraina, si një shtet evropian që respekton vlerat e parashikuara në nenin 2 të Traktatit për Bashkimin Evropian, ka nderin të aplikojë për anëtarësim në Bashkimin Evropian në përputhje me nenin 49 të Traktatit mbi Bashkimi Europian.”
Siç është raportuar, në mëngjesin e 28 shkurtit, presidenti Volodymyr Zelensky tha se autoritetet ukrainase po i bënin thirrje BE-së për pranimin e menjëhershëm të Ukrainës sipas një procedure të veçantë. Më vonë, kryeministri i Ukrainës Denis Shmygal tha se kërkesa është duke u përgatitur.
Ndaje me miqte