0030 210 33 18 483

Zelensky: Të gatshëm për bisedime të drejtpërdrejta me Moskën

ATSH 25 Prill 2025

KIEV, 22 prill /ATSH-AFP/ – Ukraina është e gatshme të zhvillojë bisedime të drejtpërdrejta me Moskën për t’i dhënë fund pushtimit rus, por vetëm pasi të hyjë në fuqi një armëpushim, deklaroi presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky.

Njoftimi erdhi në prag të një takimi të ri në Londër midis amerikanëve, ukrainasve dhe evropianëve, që synonte arritjen e një armëpushimi në Ukrainë, të shkatërruar nga më shumë se tre vjet luftime shkatërruese.

”Pas një armëpushimi, ne jemi gati të ulemi për negociata në çdo format”, tha Zelensky në një konferencë për shtyp në Kiev.

Një ditë më parë, homologu i tij rus, Vladimir Putin kishte lënë të kuptohet për një rifillim të mundshëm të bisedimeve të drejtpërdrejta me Ukrainën për të diskutuar një armëpushim të kufizuar në sulme ndaj infrastrukturës civile.

Bisedimet e fundit të drejtpërdrejta midis përfaqësuesve rusë dhe ukrainas u zhvilluan në pranverën e vitit 2022, në fillim të pushtimit të drejtuar nga Kremlini dhe përfunduan në dështim.

Uashingtoni aktualisht po zhvillon bisedime të veçanta me Kievin dhe Moskën.

Këshilltari diplomatik i Vladimir Putin, Yuri Ushakov, tha gjithashtu se ”Steve Witkoff, negociatori kryesor i Donald Trump, po planifikonte një vizitë në kryeqytetin rus këtë javë”.

Ndaje me miqte