0030 210 33 18 483

Zgjaten masat në Kakavijë, deri kur ndalohet hyrja me pasaportë

TV TRIBUNA 07 Prill 2021

Qeveria greke ka shtyrë përsëri masat kufizuese që zbatohen në pikat kufitare tokësore të vendit, përfshirë atë të Kakavijës që përbën të vetmen portë hyrëse nga Shqipëria në Greqi.

Në Fletoren zyrtare është publikuar vendimi 20700, që lë në fuqi masat kufizuese të vendosura muaj më parë dhe që ishin rikonfirmuar në 22 mars.

Kujtojmë se këto masa janë:

Orari i hyrjes: nga ora 07,00 deri 19,00.

Limiti i kalimeve: 400 qytetarë në ditë.

Qytetarët duhet të kenë me vete:

1. testin negativ PCR të kryer 72 orë para mbërritjes në pikën kufitare.

2. Formularin PLF të plotësuar para udhëtimit.

Në pikën kufitare të gjithë, përfshirë dhe drejtuesit e kamionëve, i nënshtrohen testit Rapid.

Në rast se testi rezulton pozitiv nuk lejohet hyrja në Greqi.

Karantinë 14 ditë në shtëpi, me përjashtim të drejtuesve të mjeteve të transportit të mallrave.

Vendimi ka një nen të veçantë që ndalon hyrjen në Greqi të qytetarët të vendeve të treta, çka do të thotë se ende nuk lejohet hyrja vetëm me pasaportë biometrike.

Ndalohet hyrja në vend e gjithë qytetarëve nga vendet e treta, nga cilado pikë hyrjeje, me çfarëdo mënyre dhe çfarëdo mjeti, përfshirë linjave ajrore, detare, hekurudhore dhe rrugore, për arsye profilaktike të mbrojtjes së shëndetit publik nga përhapja e mëtejshme e Covid-19 në territorin grek.

Vendimi përcakton se masat mbeten në fuqi deri në orën 6 të mëngjesit të datës 19 prill.

Ndaje me miqte