0030 210 33 18 483

Zgjedhjet lokale, KQZ: Pjesëmarrja 21.6%

ATSH 01 Korrik 2019

TIRANË, 30 qershor /ATSH/ Komisioni Qendror i Zgjedhjeve raportoi të dhënat e ardhura nga komisionet zonale të votimit, për pjesëmarrjen në zgjedhjet lokale të 30 qershorit. Sipas KQZ-së në të gjithë vendin votuan 21,6% e zgjedhësve se 771 mijë e 863 zgjedhës.

Zëdhënësja e KQZ-së, Drilona Hoxhaj raportoi pjesëmarrjen sipas shifrave të mbërritura nga KZAZ-të në të gjithë vendin, pas përfundimit të procesit të votimit.

“Menjëherë pas mbylljeve të qendrave të votimit sipas procedurave të përcaktuara nga Kodi Zgjedhor, Komisionet e Qendrave të Votimit sipas procedurave ligjore kanë nisur procesin e dorëzimit të kutive të votimit dhe kutive të materialeve zgjedhore nga Qendrat e Votimit drejt Vendeve të Numërimit të Votave”, – tha Hoxhaj.

Sipas përcaktimeve të Kodit Zgjedhor dhe akteve të KQZ-së, numërimi fillon vetëm pasi të jenë marrë në dorëzim nga KZAZ-të të gjitha kutitë e votimit me fletët e votimit dhe kutitë e materialeve zgjedhore nga të gjithë qendrat e votimit nën juridiksionin e saj.

Tashmë pritet të nisë procesi i numërimit të votave, menjëherë sapo të jetë mbyllur mbërritja e kutive të votimit dhe atyre të materialeve zgjedhore pranë qendrave të numërimit të votave.

Ndaje me miqte