Zgjedhjet në Suedi: E djathta ekstreme del partia e tretë
Tribuna TV
10 Shtator 2018
Të dielën 7,3 milionë suedezë zgjodhën parlamentin e ri të vendit. Partia e ekstremit të djathtë, “Demokratët Suedezë“ arriti një sukses të pritshëm, duke zënë vendin e tretë me 17,6%.
Fituese e zgjedhjeve ka dalë partia socialdemokrate e kryeministrit, Stefan Lofven me 28.4% të votave, e ndjekur nga konservatorët e moderuar që morën 19,8%.
Lofven e ftoi opozitën pas zgjedhjeve për bisedime koalicioni. Por priten vështirësi në krijimin e qeverisë.
Për një kohë të gjatë, Suedia konsiderohej si shtet model për çështjet sociale dhe miqësor ndaj të huajve. Por pasi në tre vitet e fundit në vend erdhën 300.000 emigrantë, për banor ky vend ka më shumë të huaj se çdo vend tjetër, gjendja ndryshoi. Nga kjo përfituan “Demokratët Suedezë", SD, një parti ekstremiste e djathtë dhe armiqësore ndaj të huajve.
Në Suedi është krijuar një frikë e paqartë, me gjithë rritjen ekonomike dhe papunësinë e ulët, të cilën e shfrytëzojnë ekstremistët e djathtë. Socialdemokrati, Lofven nuk arriti t'i bindë zgjedhësit, megjithë kthesën në politikën e emigracionit, përmes një politike “ligj dhe rregull".
Edhe incidentet e muajve të fundit u dhanë dorë “Demokratëve suedezë”. Në gusht të rinj brenda një nate i vunë zjarrin në jugperëndim të vendit 100 automjeteve, edhe konfliktet mes bandave të dhunshme zënë kryetitujt e gazetave.
Për çdo krizë, si p.sh. ajo e zjarreve në pyje, përgjegjëse u bë qeveria e Lofven, kuotat e së cilës ranë gjithnjë e më shumë në sondazhe.
Ndaje me miqte