Zgjedhjet në Suedi, rritje e partisë anti emigrante
03 Shtator 2018
Zgjedhjet në Suedi duket se do të kenë një rezultat të paqartë dhe emocionalisht të ngarkuar, ashtu si referendumi për Brexit në Britaninë e Madhe, vëren gazeta britanike The Guardian, pak ditë para zgjedhjeve të 9 shtatorit.
Blloqet tradicionale të së majtës dhe të së djathtës që janë alternuar në pushtet për më shumë se një shekull, janë mënjanuar që të dy nga partia populiste dhe anti emigrante e Suedezëve Demokratë (SD). Sipas “The Guardian”, kjo parti ka rrënjë të qarta neo naziste.
Ndërkaq, socialdemokratët duket se do të mbeten forca e parë politike në vend, nëse koalicioni kuq e blertë i komunistëve dhe ekologëve marrin më shumë vota nga Aleanca e Djathtë.
Por socialdemokratët mund të regjistrojë rezultatin më të ulët prej 100 vjetësh, edhe pse mund të kenë avantazh ndaj të moderuarave (koservatorët) dhe demokratëve populistë.
Sipas sondazhit të fundit, realizuar nga instituti Skop, socialdemokratët kapin një kuotë prej 23,8%, Demokratët 20% dhe konservatorët 17%.
Ndaje me miqte