Zhvillimet minutë pas minute të sulmit izraelit kundër Iranit
ATSH
19 Prill 2024
TEL AVIV, 19 prill /ATSH-ANSA/ – Një raketë izraelite ka goditur Iranin, thanë zyrtarët amerikanë për stacionin partner të BBC-së, CBS News.
”Shpërthime u dëgjuan në provincën qendrore të Isfahanit dhe fluturimet janë pezulluar mbi disa qytete”, thonë mediat iraniane.
Irani është në gatishmëri të lartë pasi Izraeli tha se do t’i përgjigjej një sulmi iranian kundër tij të shtunën në mbrëmje:
07:20 Ulet çmimi i naftës, nën 90 dollarë
07:19 Komandanti iranian thotë se nuk ka dëme
06:40 CNN: Hapësira ajrore rihapet në Iran
06:35 Irani: Rifilluan fluturimet nga aeroporti i Teheranit
06:24 “Izraeli i tha SHBA-së se nuk do të godiste zonat iraniane të energjisë bërthamore”
06:06 Australia u bën thirrje qytetarëve të saj të largohen nga Izraeli
06:04 Media iranniane: Asnjë shpërthim i madh në Esfahan
05:31 NYT: Një bazë ajrore ushtarake u godit pranë Esfahanit
05:21 Ushtria izraelite asnjë koment ”për momentin”
05:08 Burimi ushtarak në Fox News: Sulm ”i kufizuar”
05:02 Irani: Objektet bërthamore pranë Esfananit në ”siguri të plotë”
04:57 Irani: Dronët u rrëzuan ”por nuk ka raketa tani për tani”
04:50 Ushtria izraelite: Sirena në veri të Izraelit
04:45 Aktivistë lokalë: Sulme në Sirinë jugore
04:28 Irani aktivizon mbrojtjen, hapësira ajrore mbi Teheran mbyllet
04:21 TV amerikan: Izraeli nis një sulm kundër Iranit
04:17 TV iranian: Shpërthime të forta pranë Esfahanit.
Ndaje me miqte