0030 210 33 18 483

Zidane: “Një histori që vjen nga larg dhe e shkruajmë ashtu si dhe të tjerët”

Tribuna TV 02 Maj 2018

Zinedin Zidane ka siguruar të martën në mbrëmje finalen e tretë radhazi në Champions, ndërkohë që i ka fituar dy të mëparshmet.

“Luajtëm kundër një ekipi kolosal, Juventusi ishte po ashtu; njëlloj edhe PSG. Jemi të kënaqur, kemi skualifikuar tre ekipe të mëdhenj”, tha traineri francez i Realit pas ndeshjes me Bayernin.

“Ishte një lojë e çmendur, e papërmbajtshme, nga ato që u palqejnë tifozëve. Pjesa e dytë ishte shumë më e mirë. Përgëzoj Bayernin, sepse bëri një lojë të madhe. Në Champions nuk fiton gjë nëse nuk vuan, aq më tepër që të arrish në finale. Por kjo është më e bukura, megjithëse për zemrën është shumë e komplikuar. Do të përpiqemi të mbrojmë titullin tonë në Kiev. Me të vërtetë është shumë e madhe kjo që arritëm, e pabesueshme. Çelësi i suksesit, më shumë se ekipi është ky klub. Është një histori që vjen nga larg dhe e shkruajmë ne ashtu siç bënë edhe të tjerët para nesh. Real Madridi nuk i lëshon armët. Ndihem shumë mirë, është shumë e bukur. Më pëlqen futbolli për shkak të këtyre ndjenjave. Falënderoj gjithashtu edhe tifozët, ishin fantastikë”, tha Zidane pas ndeshjes.
 

Ndaje me miqte