0030 210 33 18 483

Zjarr i madh në bregdetin jugor të Atikës, evakuohen zona të banuara

TV TRIBUNA 09 Shtator 2020

Banorët e zonës bregdetare Anavisos në pjesën jugore të Atikës u njoftuan nga numri i emergjencës 112 të evakuohen për shkak të një zjarri të madh që filloi në mesditë në Keratea dhe u përhap në një rreze mjaft të gjerë, ndihmuar dhe nga erërat e fuqishme.

N[ë mesazhin e dërguar në ora 16:45  këshilloheshin gjithashtu të largoheshin nga banesat banorët e Palea Fokeas, si dhe Feriza, Olympos, Agiasmothi. Të gjithë u sistemuan në fushën sportive të Palea Fokeas.

Në operacionet për vënien e zjarrit nën kontroll po veprojnë 117 zjarrfikës, 35 mjete dhe pesë aviona.

Ndaje me miqte