0030 210 33 18 483

Zjarr në Vilia Atikë - Mobilizimi i mjeteve ajrore

TvTribuna 19 Korrik 2024

 Zjarr  ka rënë në një zonë pyjore në                            jugperëndim të Vilias, Atikë.

 

Tashmë forcat tokësore ndodhen në vendngjarje, ndërsa rrugës janë edhe mjetet ajrore.

Gjithashtu, për arsye parandaluese, fëmijët largohen nga kampi i Bashkisë Aspropirgos.

 

Në vendngjarje ndodhen 81 zjarrfikës me 19 automjete, 4 grupe njësish këmbësorie dhe 7 helikopterë (përfshirë 2 chinook të Forcave Ajrore të Ushtrisë) dhe 3 avionë.

Sipas informacioneve të fundit, mjetet ajrore janë duke u forcuar.

 

 

 

 

Ndaje me miqte