0030 210 33 18 483

Zjarri në Mati, arrin në 91 numri i të vdekurve

Tribuna TV 06 Gusht 2018

Ka arritur në 91 numri i të vdekurve nga zjarri vrastar i 24 korrikut 2018 në Mati të Atikës Lindore.

Një grua 95 vjeçe që po trajtohej në reanimacion në spitalin Thriasos, ka ndërruar jetë të dielën në mbrëmje, disa orë pasi një tjetër i moshuar, 85 vjeçar, kishte vdekur në spitalin Evangelismos.

Sipas të dhënave zyrtare, në spitalet e Atikës po trajtohen gjithsej 36 të plagosur gjatë zjarrit, 6 prej tyre ndodhen në reanimacion.

Një fëmijë vazhdon të trajtohet në spitalin pediatrik Agia Sofia dhe gjendja e tij konsiderohet e mirë.

Ndaje me miqte