Zvicra regjistron temperatura deri në minus 27 gradë Celsius
ATSH
12 Dhjetor 2022
ZYRIH, 12 dhjetor /ATSH-DPA/ – Mbrëmja e djeshme ishte jashtëzakonisht e ftohtë në Zvicër.
”Në zonën malore të Buffaloras, temperaturat ranë në minus 27 gradë Celsius në një lartësi prej 1 970 metrash”, raportoi Meteonews.
Temperatura më e ftohtë e matur në një lartësi prej më pak se 1 000 metra u regjistrua në qytetin veriperëndimor të Welschenrohrit, ku ishte minus 17,9 gradë Celsius, në një lartësi prej 679 metrash.
Megjithatë, mbrëmë nuk është thyer asnjë rekord.
Shumica e të dhënave të motit të ftohtë të vendit datojnë në vitet 1970 dhe 1980.
”Temperatura më e ulët e regjistruar prej minus 41,8 gradë Celsius u mat në fshatin perëndimor të La Brévine në janar 1987”, sipas autoriteteve meteorologjike zvicerane.
Mbrëmë atje ishte minus 25,3 gradë Celsius.
Ndaje me miqte